Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte, ku një familje u bë viktimë e një krimi brenda shtëpisë.
Banorët e zonës shprehen të habitur dhe të pikëlluar, duke theksuar se çifti dhe fëmijët e tyre dukeshin gjithmonë si njerëz të mirë.
Familja kishte dy djem, 20 dhe 16 vjeç, dhe ngjarja ka lënë komunitetin në gjendje shoku.
“Ishin njerëz shumë të mirë. U habitëm, na ra si bombë, është ngjarje e rëndë. Mbetëm pa fjalë. Ata punonin bashkë burrë e grua. Kanë dy djem: njërin 20-vjeç, tjetrin 16-vjeç”, tha një banore e zonës.









