-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, Basha bën homazhe për Nexhat Dacin

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dimal Basha, ka bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, i cili vdiq të enjten në moshën 81-vjeçare.

Ai ka shkruar edhe në librin e zisë, ku ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen Daci, miqtë dhe bashkëpunëtorët.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, personalitete nga jeta politike e akademike, si dhe qytetarë që kanë ardhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeparlamentarit.

Gjatë ditës janë paraparë edhe aktivitete të tjera në kuadër të ceremonive mortore. Sipas agjendës zyrtare, nga ora 12:00 deri në 12:45 do të mbahet Akademia Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit me nderime shtetërore do të mbahet nga ora 13:40 deri në 14:20, në Varrezat në Dragodan./ Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit