-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Operacioni i SHBA-së kundër Maduro tregon se diktaturat nuk janë të pathyeshme

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar pas operacionit të suksesshëm të SHBA-së kundër regjimit të Nicolás Maduro, duke e cilësuar atë si një dëshmi se edhe diktaturat më të forta mund të rrëzohen.

Ai e lidh këtë zhvillim me situatën në Shqipëri, ku, sipas tij, demokracia dhe sundimi i ligjit janë vënë në rrezik nga një qeverisje e kapur nga interesat kriminale.

Reagim i deputetit të PD, Klevis Balliu

Operacioni i suksesshëm i Shteteve te Bashkuara të Amerikës kundër regjimit kriminal të Nicolás Maduro përbën një sinjal të qartë shprese për të gjithë popujt që sot jetojnë nën diktatura të ngritura mbi narkotrafikun dhe krimin e organizuar.
Ky zhvillim dëshmon se edhe regjimet më represive, kur ndërtohen mbi korrupsion dhe dhunë, nuk janë të përjetshme dhe as të paprekshme.
Prej vitesh, edhe vendi ynë ndodhet nën presionin e një modeli qeverisjeje që ka simbiozë me krimin dhe ka shndërruar shtetin në instrument të interesave të paligjshme.
Ky operacion, i mbështetur nga administrata e Donald Trump në Venezuela, shërben si një burim i fortë frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, për të mos u ndalur në përballjen me narkoshtetin dhe autokratët që mbajnë peng fatin e kombeve të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit