-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Mehmeti: Urrejtja ndaj Kurtit nuk u lejon ta duan Kosovën!

Kryesoret

Drejtuesit e PDK’së dhe të LDK’së prej moti jetojnë në mjegullën e urrejtjes ndaj Kurtit. Në mjegullën që nuk u lejon ta duan Kosovën si dhe të jenë mjaftueshëm racional sa ta kuptojnë se zgjedhet nuk fitohen nëpërmjet emisioneve debative televizive ku marrin pjesë ‘mendimtarë’ që trurin e kanë të lidhur me xhepin, e të cilët sa nuk thonë se më mirë është Kosovën t’ia kthesh Serbisë se sa atë ta sundojë Lëvizja Vetvendosje?!.

E ndërkohë thuajse të gjithë harruan se Vetvendosja është thuajse partia e vetme autoktone e shqiptarëve të Kosovës dhe se LDK’në e themeluan ‘Titistët’ e PDK’në ‘Enveristët’. Dhe si të tilla, pra duke mbetur në çeltirë pas mëvetësimit të Kosovës, ato mund të mbijetonin vetëm duke trilluar armiq dhe duke shpresuar se mediat, e jo votuesit, të sjellin në pushtet.

Drejtuesit e këtyre dy partive gjithashtu harruan se VV ka në krye një politikan te i cili duhet të shkojnë në trajnim të gjithë ata që duan të merren me politikë, e me çka do e kuptojnë se të jesh në krye të një partie nuk është si të jesh pronar i një kompanie fitimprurëse.

Se Kosova tani për tani ka thuajse vetëm një politikan me vizion dhe me ideal të qartë – pra vetëm Albin Kurtin, siç duket prej moti e kanë kuptuar shumica e shqiptarëve të Kosovës, por jo edhe drejtuesit e PDK’së dhe LDK’së, të cilët plot një vitë merreshin me ëndrrën e tyre irracionale të dal nga mjegulla e urrejtjes ndaj Kurtit – si ta shkatërronin VV.

Dhe të humbur në atë mjegull ata nuk e shihnin se Kurti e dinte për ku ishte nisur dhe se ata rrotulloheshin rreth boshtit të marrëzisë së vet.

Me çka popullit ia bënë edhe më të qartë se nuk e dinin që urrejtja dhe inati nuk janë vlerë politike, se ato mund t’i kenë hije votuesit, por jo edhe drejtuesve partiak.

Pra drejtuesit e PDK’së dhe LDK’së, së bashku me debatuesit abdallenjë që ia garantuan fitoren VV’së, nuk e kishin kuptuar sa e dëmshme është ta urresh e ta përbuzësh atë që e do populli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit