-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama dhe Balluku të lidhur me krimin, opozita do të reagojë për largimin e pushtetit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për lidhje me krimin dhe korrupsionin.

Ai theksoi mbështetje për çdo prokuror dhe gjykatës që respekton ligjin, duke kërkuar veprime ligjore ndaj të korruptuarve, përfshirë ministrin e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Berisha e akuzon Ramën për mbrojtje të zyrtarëve të tij të përfshirë në korrupsion, duke i cilësuar ata si pjesë të një “sistemi mafioz.

Edi Rama siç e thatë ju vetë, narrativën e tij e bazoi fund e krye mbi manipulimin dhe mashtrimin.
Ai mori një video të regjistruar nga tashmë i ndjeri, Dritan Prifti tek bisedonte me ish-zv/kryeministrin Ilir Meta, ku ky i fundit i thoshte se kompania e Ymer Toles, i shkruante atij se dëmi i krijuar nga mos zbatimi i vendimit të gjykatës nga ministri Prifti, për ndërmarrjen e tij është 700 mijë euro.
Dhe këtë fjalë 700 mijë euro, Edi Rama me Filip Çakullin e manipuluan, pre dhe ngjit regjistrimin dhe e paraqitën sikur i fliste për një rryfshet që nuk ndodhi kurrë.
Kurse sot 700 mijë euro janë mijëra herë më shumë të vjedhura, të dokumentuara me dokumente zyrtare, me firma, me vula nga Edi Rama, ministrat e tij, familjarët e tij.
Por mbi të gjitha zgjedhjet e 2009, sipas OSBE-ODIHR ishin zgjedhjet që plotësuan kriteret kryesore të OSBE-ODIHR të zgjedhjeve të drejta. Ishin zgjedhje të cilat u dhanë shqiptarëve qeveri legjitime.
Kurse zgjedhjet e 11 majit 2025, ishin një farsë e vërtetë elektorale. Të gjitha këto përbëjnë motive ligjore, kombëtare dhe ndërkombëtare që opozita shqiptare të mobilizohet me gjithë forcën për rrëzimin dhe largimin e këtij pushteti, krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit