-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Sulmet e SHBA-së ndaj Venezuelës, një mesazh për Shqipërinë

Kryesoret

Ervin Salianji ka reaguar pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që besojnë se regjimet që mbështeten në krim dhe korrupsion mund të jenë të përjetshme.

Në një postim të tij, Salianji ka shprehur shpresën për një të ardhme më të ndritur, jo vetëm për Venezuelën, por edhe për Shqipërinë, duke shtuar se historia ka treguar që çdo regjimi të tillë i vjen fundi.

Reagimi:

Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri

Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës.

Regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të forta, por janë të përkohshme.

Kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.

Edhe në Shqipëri, kush mendon se pushteti i mbështetur te bandat, manipulimi dhe kapja e institucioneve është i përjetshëm, gabon rëndë.

Historia e regjimeve kriminale ka një fund të përbashkët: shembjen!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit