Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me shkeljen e të drejtave të të pandehurve në paraburgim për një proces të rregullt ligjor.
Në një reagim të fundit, Beqaj ka theksuar se të pandehurit nuk kanë mundësi të lexojnë dosjet e tyre gjyqësore për shkak të mungesës së aksesit në teknologji dhe ka kërkuar ndryshime urgjente në këtë drejtim.
“Prej më shumë se gjashtë vitesh po zhvillohen dhjetëra procese penale me dosje voluminoze, të cilat Prokuroria e Posaçme ua vë në dispozicion avokatëve në format elektronik (PDF), ndërsa gjykatës edhe në formë të printuar.
Sipas tij, i pandehuri i paraburgosur mbetet i përjashtuar nga mundësia për të lexuar dosjen e vet, për shkak se institucionet e vuajtjes së dënimit nuk i mundësojnë përdorimin e një kompjuteri pa akses interneti, edhe nën kushte të kontrolluara.”









