Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, mbajti një fjalim para Kryeministrisë gjatë protestës kundër qeverisë, duke akuzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Ramën për dështime të shumta dhe përkeqësimin e situatës në vend.
Lapaj, në ditën e 28-të të qëndresës qytetare, theksoi se Shqipëria po përballet me një regjimin të korruptuar dhe të paaftë për të përmbushur premtimet e tij.
“Sot jemi në ditën e 28 të qëndresës qytetare kundër hajdutërisë. Sot bota është më e lirë, sepse një diktator matanë oqeanit ra dhe një autokrat na ka përballë. Kjo është një përballje me hajdutët, ndaj edhe një sikur të qëndrojë është një rrugë e drejtë. Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë, jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend dhe ligj, a kemi sot rend dhe ligj? Jemi përballë atij që erdhi në pushtet se do luftonte krimin dhe drogën, a kemi sot krim dhe drogë? Erdhi në pushtet për të luftuar korrupsionin. Jemi sot ne vendi më i korruptuar apo jo? Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në Evropë”, tha Lapaj.









