-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Venezuelianët festojnë kapjen e Maduros: Tani mund të shohim gritë në fund të tunelit

Kryesoret

Pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, situata në Karakas ka filluar të qetësohet, ndërsa venezuelianët kanë shprehur reagimet e tyre të ndryshme.

Shpresë, frikë dhe pasiguri janë ndier në mesin e qytetarëve, të cilët kanë dalë në sheshe për të festuar arrestimin e liderit të tyre. Me flamuj të Venezuelës dhe të SHBA, ata kanë shprehur lumturinë e tyre, edhe pse ende mbetet e paqartë se si do të zhvillohet situata në vendin e tyre.

Po ashtu, venezuelianët në Buenos Aires mblodhën dje pranë obeliskut të qytetit për të festuar operacionin ushtarak amerikan që çoi në arrestimin e Madurós.

Dina, një banore e Buenos Aires, shprehu mirënjohjen ndaj SHBA-së për largimin e Madurós, duke thënë se tani “mund të shohë përsëri pak dritë në fund të tunelit.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit