Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka publikuar një fotografi nga spitali i Traumës, ku vijon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve.
“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj.
Aktivistët janë shprehur që protestat para Kryeministrisë do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim ku i kanë kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen.









