-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do ta pësosh më keq se Maduro”- Trump e kërcënoi, Presidentja e Venezuelës: Gati të flasim!

Kryesoret

Zëvendësja e Maduros, Delcy Rodríguez betohet si presidente e Venezuelës, disa orë pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, e paralajmëroi se do ta paguante shtrenjtë nëse nuk bën atë që është e drejtë, siç u shpreh ai.

Në një prononcim për The Atlantic të dielën, presidenti amerikan u zotua se çmimi që do të paguante Rodríguez do të ishte me gjasë më i lartë se ai i Maduros.

Trump ka thënë më herët se SHBA do të drejtonin Venezuelën derisa të mundësohej një tranzicion i sigurt dhe i përshtatshëm. Ai ka premtuar gjithashtu se kompanitë amerikane të naftës do të zhvendosen në vend për të riparuar infrastrukturën dhe për të gjeneruar të ardhura.

“Venezuela është një vend i vdekur aktualisht. Duhet ta risjellim në jetë. Dhe duhet të bëjmë investime të mëdha nga kompanitë e naftës për të rimëkëmbur infrastrukturën. Kompanitë e naftës janë gati. Do të shkojnë atje dhe do të rindërtojnë infrastrukturën”, tha Trump.

Pas paralajmërimit të Trump, presidentja në detyrë përcolli tone pajtuese, duke u shprehur e gatshme të bashkëpunojë me SHBA-në, siç tha ajo, mbi një agjendë të fokusuar te zhvillimi i përbashkët.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, Rodríguez theksoi se qeveria e saj po i jepte prioritet vendosjes së marrëdhënieve të respektit me SHBA-në, pasi më herët kishte kritikuar atë që e quajti përvetësim të paligjshëm të resurseve të vendit.

“Presidenti Trump, njerëzit tanë dhe rajoni ynë meritojnë paqe dhe dialog, jo luftë”, ishte mesazhi i saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit