-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Venezuela, agresioni ushtarak ilegal i mbuluar me retorikë narko-terrorizmi

Kryesoret

Më 3 janar të këtij viti që sapo hyri, Administrata Trump bëri atë që kishte premtuar të bënte dhe deklaruar në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të saj të publikuar në dhjetor të 2025 ku tekstualisht shkruan “ Shtetet e Bashkuara do të rivendosin dhe zbatojnë Doktrinën Monro për të rivendosur epërsinë Amerikane në Hemisferën Perendimore”.

Megjithëse kjo është një interpretim i shtrembëruar i kësaj doktrine të bërë nga James Monro në 1823, ku paralajmëroheshin fuqitë Europiane të vetmet të kohës, që mos të hynin në Hemisferën Perendimore dhe Amerika zotohej që mos të hynte në sferat koloniale të Evropës. Por kjo nuk do të thotë autorizim për të ndërhyrë në vendet sovrane dhe për të rrëzuar çdo qeveri që nuk i pëlqen dhe nuk i nënshtrohet dëshirave të presidentit amerikan të rradhës.

Deklaratat triumfante të Trump dhe anëtarëve të kabinetit të tij për agresionin ilegal ushtarak në Venezualë dhe pengmarrjen e presidentit të saj, kanë të gjitha një pamje fëminore që dominon në të paktën 20 vitet e fundit në politikën perendimore, se kudo që perëndimi imperialist godet, aty patjetër ka një “ njeri të keq”,dhe këta janë të mirët.

Të njëjtën histori ka treguar perëndimi imperialist edhe në vitin 1953 ku shërbimet sekrete britanike MI6 dhe ato amerikane CIA me anë të një operacioni të koduar “Ajax” rrëzuan nga pushteti me anë të një grushti shteti Kryeministrin e majtë legjitim të Iranit Mohamed Mosadegh.

E njëta histroi po ashtu edhe kur Forcat Speciale Amerikane Delta dhe Navy Seal në 23 Dhjetor të 1989 me anë të Operacionit “ Nifty Package” sulmuan Panamanë dhe arrestuan udhëheqësin de fakto të saj Manuael Noriegën.

E njëta histroi edhe në 6 dhjetor të 2003 kur forcat amerikane nëpërmjet Opracionit “ Red Dawn” arrestuan udhëheqësin e Irakut Sadam Huseinin.

Po e njëta histrori edhe në tetor të 2011 ku këtë rradhë NATO  nën  direktivat e Amerikës, me anë të Operacionit “ Unified Protector”, rrëzoi dhe bëri të mundur eleminimin e udhëheqësit të Libisë Muamer Gadafi.

Dhe e njëjta histori edhe këtë rradhë me pengmarrjen e Presidentit të Venezuelës Nikolas Maduro.

Secili nga operacionet e lartpërmendura është kamufluar me një retorikë specifike për të mbuluar arsyet e vërteta thjeshtësisht imperialiste të këtyre veprimeve.

Edhe kësaj rradhe ky agresion ushtarak ilegal u kamuflua nën retorikën e narko-terrorizmit.

Por le ta analizojmë edhe retorikën edhe arsyet e vërteta që qëndrojnë pas këtij agresioni ilegal.

Narko-terrorizmi

Këtu kemi të bëjmë me bashkimin e dy termave narko trafiku dhe terrorizmi. Ta nisim nga terrorizmi –terrorizmi definohet si përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike.

Ndërsa narko trafiku ka të bëjë me trafikimin e lëndëve narkotike. Kur këto dy terma bëhen bashkë do të thotë se të ardhurat nga narko trafiku po përdoren për nevoja të qëllimeve politike të cilat po tentohen të arrihen me anë të dhunës.

Por deri më sot nuk ekziston as edhe një veprim politik dhe as i dhunshëm nga ana e Venezuelës dhe presidentit të saj ndaj Amerikës, dhe përsa kohë nuk ekziston asnjë veprim i tillë i identifikuar as nga vet Administrata Amerikane, atëherë nuk qëndron as akuza se këto veprime që nuk ekzistojnë po sponsorizohen nga trafiku i lëndëve narkotike, ku të gjitha këto të kryhen nga Presidenti i Venezuelës.

Pra e gjithë retorika e përdorur për të justifikuar këtë agresion ilegal ushtarak ndaj Venezuelës i ngjan kryekëput, si dy pika uji, retorikës së gënjeshtër të administratës Bush mbi “Armët kimike” të Irakut dhe “finacimit” të Al Qaedas nga Presidenti i Irakut.

Arsyet

Të gjitha mediat perendimore dhe gjithë injorantët e dobishëm të etur për pushtet, po e quajnë këtë një fitore e demokracisë dhe një rivendosje e rendit. Ajo që ndodhi në Venezuelë nuk ishte as operacion politik për të rivendosur Doktrinën Monro, as aksion humanitar e as operacion kundër drogës dhe narko-terrorizmit.

Për të kupruar se përse u bë ky agresion ushtarak  mjafton që gjithkush të shikojë në internet atë që quhet “The United States strategic petrolium reserve (SPR)” (Rezervat strategjike te SHBA).

Ka që tre vjet që Amerika po zbraz rezervat e saj të naftës për të mbajtur të ulur çmimin e karburantit në Amerikë. Këto rezerva janë tashti në nivelin e tyre më të ulët që nga viti 1980.

Dhe në rast të një sulmi ndaj Iranit do të bllokohej ngushtica e Hormuzit ku kalon 20% e naftës tjetër të botës, dhe duke qënë se edhe Rusia është nën sanksione, atëherë në këtë luftë të re në Gjirin Persik, Amerika shumë shpejt do të mbetej pa naftë për nevojat e saj jo vetëm ushtarake, por edhe civile në vend.

Dhe një kalkulim i shpejtë ju rezulton që në oborrin e tyre ndodhet Venezuela me rezevën më të madhe të naftës në botë, me 303 bilion fuci nafte rezervë.

Por kjo është arsya sekondare e këtij agresioni.

Arsyeja primare ka të bëjë me atë që njihet si PetroDollari.

Në vitin 1971 Presidenti Nikson vendosi që dollari të mos konvertohej më me flori, pra dollari nuk do të mbështetej më në vlerën e floririt.

Por dollari amerikan nuk mbështetet as nga prodhimi industrial.

Por ai mbështetet në një marëveshje të bërë para 50 viteve midis Amerikës dhe Mbretit të Saudisë që nafta duhet të shitet vetëm me dollarë.

Dhe duke qënë se çdo vend ka nevojë për naftë, automatikisht ka nevojë edhe për dollarë për të blerë naftën, kështu Amerika mund të printojë dollarë pa asnjë vlerë nga hiçi, dhe edhe pse kjo sasi duhet të rriste inflacionin, ajo nuk ndodh pasi ky inflacion eskportohet në këtë mënyrë në gjithë botën.

Dhe ky sistem ka qënë dhe vazhdon të jetë burim i të ashtuqujturit “Prosperitet” amerikan.

Por kjo magji ka disa vite që ka filluar të venitet.

Me themelimin e BRICS dhe sidomos me luftën në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë dhe tarifat e Trump ndaj gjithë botës, të gjitha vendet anëtare të BRICS nuk përdorin më dollarin për të blerë naftë, por rublat ruse ose juanin kinez.

Edhe Arabia Saudite që është aleati Amerikës në këtë marëveshje ka bërë para një viti një marëveshje me Kinën që t’ja shesi asaj naftën me juan kinez e jo me dollarë.

Por tashti bëhet më interesante historia.

Kina është investitori më i madh në Venezuelë dhe çdo investim që ka bërë aty për nevoja të qeverisë venezueliane e ka konsideruar borxh, dhe këtë borxh nuk e merr në para, por e merr në naftë.

Deri këtu gjithçka në rregull.

Por para dy javësh Venezuaela vendosi që të nënshkruante një marëveshje përfundimtare me BRICS që gjithë rezervat e saj të naftës të kuotoheshin e shiteshin në një shportë valutash të BRICS.

Dhe në rast se kjo do të ndodhte atëherë do të thotë që askush të mos përdori më dollarin për të blerë naftë, dhe kështu brenda natës gjithë inflacioni që Amerika ka që 50 vjet që e eksporton në gjithë botën, të kthehej në Amerikë, dhe çmimet në vend brenda natës të 100 fishoheshin.

Kjo do të thoshte që Amerika brenda natës të shndërrohej nga superfuqi në vendin më të varfër të botës, duke humbur totalisht fuqinë e saj politike dhe ekonomike dhe si rrjedhojë edhe atë gjeopolitike.

Dhe amerikanët të vënë para një dileme mbijetese, bënë një kalkulim të thjeshtë arithmetikor.

Ose do të duhej të uleshin në tavolinë për të negociuar mbijetesën e tyre si superfuqi dhe komb me Kinën dhe Rusinë, ose do të përdornin të vetmin aset që e kanë aktualisht me bollëk, forcën ushtarake.

Dhe ata zgjodhën kësaj rradhe të përdorin edhe një herë forcën ushtarake.

Por kësaj rradhe për arsye mbijetese, për t’i shpëtuar kurthit që kinezët kanë ngritur me aq kujdes dhe pa u ndjerë.

Fundi i pjesës së parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit