I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Flamur Vezaj flet në lidhje me arrestimin e Maduros dhe zhvillimet e fundit që lidhen me procesin gjyqësor ndaj tij.
“Ka qenë pjesë e strukturës qendrore. Akuzat ndaj tij tashmë janë të shumta. Akuza e dytë është për akte terroriste. Akuza e tretë është për bashkëpunim me terroristët, komplot dhe shpërndarje droge. Gjithashtu, rëndojnë akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Në seancë gjyqësore ai i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se është presidenti legjitim i Venezuelës, ndërsa prokurori ja ndërpreu të drejtën e fjalës.
Gjyqi i tij është shtyrë për më 17 mars 2026. Po ashtu, është akuzuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai. Po me të njëjta akuza.
Reagimet amerikane kanë qenë të forta. Ata pretendojnë se Rubio i ka gënjyer, se ka mashtruar Senatin. Kërkojnë mbledhjen e Senatit dhe ndërhyrjen ndaj Venezuelës.”









