-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani kërkon lirimin e Maduros: Akt i paligjshëm

Kryesoret

Irani ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara lirimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e cilësuar arrestimin e tij një “akt të paligjshëm”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghai, gjatë një konference shtypi në Teheran, theksoi se “nuk ka asnjë arsye për të qenë krenar” për këtë ndodhi dhe e konsideroi si një “rrëmbim” të një figure shtetërore.

Ai shtoi se populli venezuelian ka kërkuar lirimin e presidentit dhe se Irani është në kontakt të ngushtë me autoritetet e Caracas.

Pavarësisht arrestimit të Maduro, Irani ka konfirmuar se marrëdhëniet me Venezuelën do të mbeten të pandryshuara.

Baghai theksoi se raportet me të gjitha vendet, përfshirë Venezuelën, bazohen në respekt të ndërsjellë dhe se ky incident nuk do të ndikojë në to.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit