-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Rama do të ketë fatin e Maduros

Kryesoret

Para kryeministrisë, është zhvilluar foltorja e radhës kundër qeverisë së, lideri i PD, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Nicolas Maduro në Venezuelë.

Fjala e Berishës

Viti 2026 ngjason shumë në histori me vitin e rrëzimit të diktaturave komuniste njëra pas tjetrës. Sot diktaturat më të përhapura janë narkodiktaturat dhe autokracitë elektorale. Lavdi zotit ushtria amerikane dhe qeveria e SHBA, në një operacion më të përsosurin në histori arrestuan dhe nxorrn sot para gjyqit Maduron e Venezuelës, Ramduron e Venezuelën. Mediat e kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi në darkë, u bien borive se u shkel sovraniteti dhe shkeli ligjin ndërkombëtar. Dhunuesit më të mëdhenj të ligjit ndërkombëtar janë diktaturat. Nuk ka sovranitet vendi në të cilin zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale. Narkodiktatori që shndërron zgjedhjet në farsë dhe asgjëson sovranitetin e kombit nuk meriton të qëndrojë në pushtet. Trump gjer sot ka përsëritur se këtij Maduroje do të vijnë të tjerë pas teje. Dhe iu ka dërguar mesazhe. E vërteta është se ky akt solli ngricë të madhe, tmerr dhe terror në Surrel. Edi Rama ngrihu, forcat delta do të zbarkojnë në Surrel. E kyçi dje podcastin e tij Mashtrojmë. Publikoi një artikull me emrin e dy mashtruesve ordiner të tij, Endri Kajsiu, në të cilin thoshte mos kujtoni se jam Maduro se shqipëria nuk ka naftë si Venezuela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit