Në Shkodër, këtë të hënë, do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë për katër personat e arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 dhjetor 2025, ku u vendos tritol në sahatin elektrik të katit të parë të një pallati.
Gerti Bushati, i cili akuzohet si autor i vendosjes së lëndës shpërthyese, është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet duke vendosur tritol në pallat.
Lënda shpërthyese shpërtheu dy ditë më vonë, më 29 dhjetor, duke shkaktuar vdekjen e Hysni Ymerit, 67 vjeç, që po ngjitej shkallët për t’u futur në banesën e tij.
Hetimet e mëtejshme dhe analizimi i kamerave të tjera çuan në arrestimin e Bushatit, Ergys Ibrahimit, Edison Hasajt dhe Gjergj Zefit. Seanca gjyqësore ka për qëllim vendosjen e masave të sigurisë për këta të katër të arrestuar.









