-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meksika: Dënoj arrestimin e Maduros

Kryesoret

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum ka dënuar sërish ndërhyrjen e SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolas Maduro.

“Qëndrimi i Meksikës për çdo formë ndërhyrjeje është i vendosur, i qartë dhe historik”, tha Sheinbaum në një konferencë për shtyp në Mexico City të hënën.

“Ne jemi kategorikisht kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të vendeve të tjera. Historia e Amerikës Latine është e qartë dhe bindëse. Ndërhyrja nuk ka sjellë kurrë demokraci”- tha Sheinbaum.

“Meksika këmbëngul fuqimisht se SHBA-të nuk i përkasin asnjë doktrine apo fuqie. Kontinenti amerikan u përket popujve të secilit prej vendeve të tij”, shtoi Sheinbaum.

Duke iu përgjigjur akuzave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se Meksika nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar kartelet e trafikimit të drogës, Sheinbaum pohoi: Meksika bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara, për të parandaluar që fentanili dhe drogat e tjera të arrijnë te popullata e saj, veçanërisht te të rinjtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit