-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriatik Hoxha: Kërkoj shpalljen e gjendjes së emergjencës për Durrësin

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë në Durrës, Adriatik Hoxha, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë të përmbytjeve që ka përfshirë qytetin, duke kërkuar shpalljen e menjëhershme të gjendjes së emergjencës.

Ai ka denoncuar dështimin e autoriteteve lokale në përballimin e pasojave të reshjeve të dendura, duke theksuar se shumë zona janë lënë të pasigurta dhe pa asnjë ndërhyrje.

Hoxha e ka akuzuar qeverisjen lokale për menaxhim të dobët të situatës, që ka sjellë pasoja të mëdha dhe ka rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

Deklarata e Kryetarit i PL në Durrës:

Qyteti i Durrësit po përballet me një gjëndje të rëndë përmbytjeje  dhe kjo vjen si pasojë e reshjeve të dendura. Ndërsa mungesa e reagimit të duhur institucional ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Shumë zona janë përmbytur dhe janë lënë pa ndërhyrje duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

Mungesa e masave parandaluese dhe menaxhimin të koordinuar,  ka ekspozuar qytetarët ndaj pasojave që mund dhe duhet të ishin shmangur.

Kjo situatë kërkon përgjegjësi, transparencë dhe veprime të menjëhershme nga sektorët përkatës.

Është e domosdoshme që autoritetet të reagojnë pa vonesa, të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve ashtu siç e cakton detyra e tyre ligjore dhe morale.

Siç e shikoni edhe vet, të nderuar qytetarë, bashkia, institucionet e bashkisë ose me saktë punonjësit e bashkisë nuk kanë dalë në terren për të siguruar jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Pusetat i kanë të hapura,  hidrovoret nuk funksionojnë,  ndërkohë që vet Kryetarja e bashkisë, përpara pak kohësh, deklaroi që institucioni i bashkisë ka bërë hidrovore të reja,  ndërkohë funksionimi i tyre është nul, është zero.

Prandaj kërkojmë që të ndërhyet menjëherë dhe të merren masa parandaluese.

Kërkojmë që të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme, pasi kjo do ketë pasoja të rënda në qytetin e Durrësit.

Reshjet do vazhdojnë të shtohen dhe përmbytjet do vazhdojnë të jenë më të mëdha. Prandaj duhet në mënyrë urgjente ndërhyrja e institucioneve pa vonesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit