Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, nga kryesia e Kuvendit, në konferncë për mediat foli pas kërkesës së drejtuar PS për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres e Belinda Ballukut, pas kësaj të fundit SPAK kërkon arrestimin e zv.kryeministres.
“Balluku është nën hetim për 9 afera korruptive, për PPP, dhe konçensione me vlerë mln euro. Përsëri kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta mbrojë. Eshtë marrë si person nën hetim nga prokuroria për proceduarën e prokurimit, ndërtimi i Unazës së Jashtme të Tiranës me vlerë mld lekë pa tvsh”, u shpreh Bardhi.









