Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato e ka nisur vitin me një takim me shefin e ri të SPAK-ut, Klodian Braho. “Takimi i parë me Kryetarin e ri të SPAK-ut, Klodjan Braho.
E përgëzova për arritjet e SPAK-ut deri më sot dhe theksova rëndësinë e vazhdimit të rezultateve të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një element kyç për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian” shkruan ai.
Gonzato tregoi edhe porositë që kishte për Brahon. “Forcimi i kapaciteteve hetimore dhe garantimi i standardeve të larta në hetime dhe ndjekje penale, janë vendimtare për konsolidimin e progresit dhe arritjen e rezultateve të qëndrueshme.
Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i përkushtuar për të mbështetur SPAK-un dhe sundimin e ligjit në Shqipëri” tha ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.









