Futbolli shqiptar nis vitin 2026 me emocionet e Kupës së Shqipërisë. Më 10 janar do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e fazës së 1/8 të finales, ku skuadrat e Superligës do të luftojnë për vendin në çerekfinale.
Ndeshjet e para do të luhen në orën 13:00 dhe përfshijnë sfida si Tirana – Skënderbeu dhe Partizani – Burreli.
Më pas, do të luhet në orën 16:00, ku do të shohim përballje si Teuta – Vora dhe Vllaznia – Pogradeci.
Të gjitha takimet premtojnë emocionet e nevojshme për tifozët e futbollit.









