Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dërguar në spital për të kryer ekzaminime mjekësore, pas një incidenti të papritur gjatë natës, kur ai ka rrëzuar dhe ka goditur kokën.
Lajmi është konfirmuar nga bashkëshortja e tij, Michelle Bolsonaro, e cila postoi një mesazh në rrjetet sociale, duke njoftuar se situata shëndetësore e ish-presidentit nuk është e qëndrueshme.
Sipas Michelle, Bolsonaro ka pësuar një krizë gjatë natës, kur ka qenë duke fjetur. Ai është rrëzuar dhe ka goditur kokën në një mobilje.
Ajo e shpjegoi gjithashtu se ndihma mjekësore ka ardhur me vonesë, pasi dhoma ku ai qëndronte ishte e mbyllur dhe incidenti u vu re vetëm gjatë vizitës së planifikuar.
“Po e dërgojmë në spital për ekzaminime,” shkroi Michelle në postimin e saj, duke iu bërë thirrje mbështetësve të lutën për shëndetin e Jair Bolsonaro. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe po pret më shumë informacione mbi ndihmën e parë që i është ofruar pas incidentit.
/5pyetjet.al









