Një aksident rrugor ka ndodhur në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjes, ku janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet bujqësor.
Sipas burimeve nga policia, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia po heton për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe ka intensifikuar patrullimet në zonën e ngjarjes për disiplinimin e trafikut.









