Situata në Bashkinë Kukës vazhdon të mbetet e rënduar pas reshjeve të dendura të shiut, megjithëse ato kanë pushuar në momentet e fundit.
Në fshatin Orgjost, ura që lidh mbi 1000 banorë është në rrezik të dëmtimit të rëndë për shkak të fryrjes së lumit dhe prurjeve të shumta të ujit.
Banorët kanë dërguar foto dhe video ku duket se bazamentet e betonit të urës janë gërryer.
Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të parandaluar dëme të mëtejshme.
Po ashtu, fshati ka mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që banorët kërkojnë masa urgjente për sigurinë e jetës së tyre.









