Vllaznia ka përfunduar gjysmën e parë të sezonit në vendin e katërt në Superiore, me 30 pikë pas 18 javësh.
Pjesa më e madhe e pikëve kanë ardhur në shtëpi, ku shkodranët kanë grumbulluar 22 pikë nga 9 ndeshje, ndërsa në transfertë kanë arritur vetëm 8 pikë nga 9 takime.
Në këtë periudhë, Vllaznia ka njohur ngritje dhe ulje, me humbjen më të thellë të regjistruar në javën e dytë të sezonit ndaj Dinamos, me rezultatin 3-1.
Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Edi Martini reagoi menjëherë me një fitore të madhe 4-1 ndaj Partizanit, duke arritur fitoren më të thellë të sezonit.
Përveç kësaj fitoreje të thellë, Vllaznia ka regjistruar edhe dy fitore të tjera me 3 gola të shënuar, një ndaj Tiranës (3-1) në javën e 8-të dhe një tjetër ndaj Flamurtarit (3-2) në javën e 18-të, që mbylli vitin 2025.
Shkodranët janë tashmë në ndjekje të Egnatias, të cilët udhëhojnë me 7 pikë më shumë në krye të tabelës.









