-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Lladrovci: Gjendja në Drenas po shkon drejt përmirësimit

Kryesoret

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur, se sot situata në këtë komunë ka qenë më e qetë dhe se gjendja po shkon drejt përmirësimit.

Postimi i Lladrovcit

Gjendja po shkon drejt përmirësimit në Komunën e Drenasit, kërkohet kujdes
Sot, gjendja në Komunën e Drenasit ishte më e qetë. Rrugët ishin të qarkullueshme, me kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik. Vështirësi paraqiten në drejtim të Gurit të Plakës dhe në drejtimin Llapushnik–Berishë.
Është intervenuar në hapjen e kanaleve kulluese te Qendra e Re Tregtare, në lagjen “Qorri”. Kompania “Llugani” ka realizuar hapjen e kanaleve kulluese.
Janë vizituar familjet e prekura nga vërshimet dhe janë shpërndarë ushqime dhe pako ndihmëse.
Ujësjellësi ka siguruar furnizimin me ujë për qytetarët përmes cisternave.
Ndërkohë, komuna ka pranuar mbështetje nga donatorët, 21 pako ushqimore nga deputeti Eman Rrahmani dhe 100 racione nga “Sach Pizza”, të dedikuara për familjet e prekura nga vërshimet dhe për ekipet që janë në terren duke u përballur me situatën.
Komuna, nëpërmjet Emergjencave dhe grupeve për intervenim, po vazhdon punën në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit