Moti i keq dhe reshje të dendura të shiut përfshinë të gjithë vendin. Problematika u raportuan në shumë qytete. Edhe në Vlorë u raportuan problematika dhe përmbytje të shumta.
Ndërsa ditën e sotme është evidentuar se dy banesa në fshatin Vajzë në Selenicë janë të rrezikuara si pasojë e shkarjes së dherave, pas dëmtimit të rrugës.









