-sidi education-spot_img
20.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e fundit në Shkodër, 15 familje largohen me shpejtësi nga Bushati

Kryesoret

Situata është përmirësuar ndjeshëm mëngjesin e kësaj të mërkure, pas reshjeve të dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje dhe një sërë problematikash ditën e djeshme në të gjithë vendin. Megjithatë problematikat mbeten, me rreth 15 familje që ende vijojnë të evakuuara në Bushat të Shkodrës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton se situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut paraqitet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll, pas monitorimit të vazhdueshëm në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile.

Në Bashkinë Shkodër reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh. Megjithatë, në disa zona ka ujë në tokë bujqësore dhe oborre, ndërsa në zonën e Obotit në rrugën kryesore është regjistruar prani uji 30–40 cm, duke lejuar qarkullimin vetëm për mjete të larta.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës reshjet e shiut kanë qenë mesatare gjatë mbrëmjes së kaluar. Përroi i Glinës tregon rënie të nivelit të ujit, ndërsa përroi i Gjadrit vazhdon të monitorohet nga strukturat e emergjencës. Në Njësinë Administrative Bushat, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, rreth 15 familje janë të bllokuara nga uji, ndërsa strukturat vendore po e ndjekin situatën nga afër.

Në Malësi të Madhe reshjet kanë qenë të ulëta dhe nuk raportohet për problematika. Në fshatin Kamicë përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lehtësuar qarkullimin.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz reshjet janë të ulëta, por rrëshqitjet e dherave dhe rënia e gurëve nga ditët e mëparshme kanë shkaktuar prezencë uji në disa akse rrugore. Rrugët mbeten të hapura dhe po punohet për pastrimin e tyre.

Në Pukë reshjet intensive shoqërohen me erë të fortë, pa probleme të raportuara deri tani, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht.

Sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, niveli i ujit në Urën e Bunës është 1.80 m, niveli i Liqenit të Shkodrës 7.7 m dhe në Dajç 6.2 m.

Prefektura e Qarkut Shkodër u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat e Emergjencave Civile për çdo situatë të mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit