Policia Kufitare e Kakavijës, përmes sistemit të shkëmbimit të informacionit me autoritetet greke, ka njoftuar se rruga Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë e bllokuar për një periudhë 48-orëshe.
Ky bllokim ka të bëjë me një protestë që pritet të organizohet nga fermerët grekë.
Protesta do të fillojë sot në orën 12:00 (me orën greke) dhe do të përfundojë pas dy ditësh. Gjatë këtij periudhe, do të lejohet vetëm kalimi i automjeteve me raste urgjente shëndetësore.
Policia Kufitare e Kakavijës iu bën thirrje qytetarëve që të marrin parasysh këtë informacion dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre në orare të tjera për të shmangur shqetësime.









