Pjesa juglindore e Shqipërisë është përfshirë nga reshje dëbore që kanë nisur këtë mëngjes, me intensitet të ndryshëm.
Në qarkun e Korçës, reshjet janë të pranishme në të gjitha bashkitë, me më shumë intensitet në Dardhë, Voskopojë, Ersekë dhe Qafë Thanë.
Për të garantuar sigurinë e qarkullimit, po përdoren mjete borëpastruese për kriposjen e rrugëve, veçanërisht në zonat malore.
Aktualisht, qarkullimi i mjeteve është normal, pavarësisht vazhdimit të reshjeve.









