Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kërkuar konfiskimin e pasurive të I.D., i arrestuar nga autoritetet gjermane për “Prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”.
Hetimet kanë zbuluar se I.D. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kishte ushtruar aktivitet kriminal nga vitet 2019-2020, duke gjeneruar të ardhura të konsiderueshme nga trafikimi i narkotikëve dhe shitja e armëve.
Në bazë të analizës financiare, Prokuroria ka arritur në përfundimin se pasuritë e blera nga I.D. dhe familjarët e tij janë të papërputhshme me të ardhurat ligjore.
Për këtë arsye, kërkohet konfiskimi i disa pasurive, përfshirë një parcelë toke në Zall Herr, një njësia banimi dhe dy poste parkimi në Tiranë.









