Për shkak të reshjeve të dendura, Lumi Vjosë ka arritur nivelin 7.5 metra në Memaliaj, duke shkaktuar përmbytje në 100 hektarë tokë dhe 14 banesa.
Po ashtu, ka pasur përmbytje të tokave bujqësore në Bishan, Fitore, Novoselë dhe Mifol.
Shërbimet e emergjencës janë angazhuar për të ndihmuar banorët e prekur dhe për të larguar ujin nga banesat.









