Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në qarkun e Beratit kanë shkaktuar përmbytje të rënda, veçanërisht në bashkitë Dimal dhe Kuçovë.
Në Dimal, uji ka depërtuar në 15 banesa të lagjeve “Dafina” dhe “Guri i Bardhë”, si dhe në ambientet e shkollës “Muhamer Janina”. Përveç kësaj, fshati Çiflik është përmbytur me sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore.
Si pasojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa urgjente, duke evakuuar 6 familje që ishin në rrezik, ndërkohë që në operacionet e shpëtimit janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura.
Një situatë po ashtu shqetësuese raportohet edhe në Kuçovë, ku lumi Osum ka dalë nga shtrati në fshatin Tapi, duke përmbytur tokat përreth. Emergjencat Civile dhe autoritetet vendore janë në terren, duke monitoruar situatën dhe ofruar ndihmën e nevojshme për qytetarët e prekur.









