Tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë u përfshi nga flakët. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Ndërsa janë kërkuar shërbime shtesë nga Kamza, Vora, si edhe nga Elbasani janë nisur për t’u ardhur në ndihmë ekipeve në Tiranë.
Raportohet se janë mbi 50 magazina në ambientet ku ka rënë zjarri, ndërsa një tjetër vatër është përhapur. Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për të shuar flakët.









