-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasimja në tryezën e thirurr nga PD: Çdo grimcë energjie opozitare duhet aktivizuar e inkurajuar

Kryesoret

Petagogu dhe kandidati potencial, Ermal Hasimja, i zgjedhur nga radhët e opozitës për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës në vitin 2025, përmes një postim në facebook, tha se duhet ngritur një bashkëpunim mes partive opozitare mbi një platformë konkrete.

Postimi i Hasimjas

Sot isha në tryezën e thirrur nga PD-ja. Para një muaji isha te tryeza e thirrur nga partia “Mundësia”. Kam qenë edhe te Lapaj në shesh. Mendoj se çdo grimcë energjie opozitare duhet aktivizuar e inkurajuar.

Sot thashë 2 gjëra

1. Bashkëpunimi mes partive opozitare duhet thirrur e ngritur mbi një platformë konkrete me dy parime bazë:
a. nevoja për qeveri teknike që do të menaxhojë zgjedhje të lira dhe
b. mbështetja për drejtësinë dhe mbrojtja nga planet e Rilindjes për ndryshime ligjore që do ta çaktivizonin atë..
2. Thashë gjithashtu se PD-ja duhet të krijojë besueshmëri. Nuk mund t’u ofrojë bashkëpunim partive të reja nëse bie dakord me PS-në për ndryshime në kod që synojnë t’i heqin qafe këto parti. Besueshmëria dhe sinqeriteti tregohen me vepra: në këtë rast duke hequr dorë nga ky plan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit