-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lumi Vjosa përmbyt 25 ha tokë në Fier, fermerët: Prodhimi është shkatëruar plotësisht

Kryesoret

Të paktën 25 ha sipërfaqe toke e kultivuar në serat me luleshtrydhe të fermerëve të Kafaraj, në njësinë administrative Frakull të Fierit, janë nën ujë nga dalja nga shtrati e lumit Vjosë.

Përmbytjet kanë dëmtuar rreth 60 kultivues, të cilët pohojnë se uji në sera ka arritur në nivelin e dy metrave, si asnjëherë më parë teksa theksojnë se luleshtrydhja tashmë është në fazën e prodhimit te saj.

“Kjo është situatë e përsëritur” thonë fermerët e dëmtuar teksa pohojnë se “nuk janë dëmshpërblyer asnjëherë përveçse në përmbytjet e herës së parë në vitin 2015, kur janë dëmshpërblyer me 10% të dëmit që kanë pësuar”.

Ata pohojnë të indinjuar se teksa ndodhen në situatë katastrofike, askush nuk ka dalë në terren për të parë nga afër situatën e tyre.

Sipas fermerëve, “dëmet janë të pallogaritshme në një kohë kur ekonomia e tyre familjare është e bazuar te të ardhurat nga kjo kulturë”.

Ata shtojnë gjithashtu se:

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë bimën thonë fermerët, pasi prodhimi është shkatërruar plotësisht teksa njëzëri apelojnë për ndihmë nga shteti pasi në të kundërt do të shkojnë drejt falimentimit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit