Niveli i lumit Vjosë ka filluar të bjerë që prej mesnatës, duke arritur në 8.4 metra, dhe uji po tërhiqet gradualisht.
Megjithatë, në Bishan mbetet problematike situata, pasi niveli i ujit në nënkalimin e fshatit është ende rreth 2 metra, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve.
Përveç kësaj, rreth 20 familje janë prekur nga përmbytjet, me ujë që ka hyrë në pjesën e jashtme të banesave, duke shkaktuar dëme dhe shqetësim për banorët.
Situata mbetet e ndërlikuar dhe autoritetet po punojnë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.









