Ish-kandidatja për deputete në listën e hapur të PD në qarkun e Durrësit, Ilirjana Kuçana, në fjalën e mbajtur gjatë protestës së banorëve të përmbytur në qytetin e Durrësit, lëshoi akuza ndaj drejtuesve të bashkisë, ku akuzoi direkt Emirjana Sakon si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.
“Dy prindërit e mi janë përmbytur. Në 2025 kam bërë një kallëzim në SPAK për përmbytjet. Por SPAK e ka deleguar në Durrës për moskompetencë, por ata janë grup i strukturuar kriminal dhe Emirjana Sako duhet të jetë pjesë e hetimit të SPAK”, tha Kuçana.
Më tej, ajo ka ftuar qytetarët që të mos frikësohen nga kërcënimet por të dalin në protestë për hallet e tyre.









