Në kuadër të pasojave të përmbytjeve që kanë prekur vendin, qeveria po harton një paketë për dëmshpërblimin e tokave bujqësore dhe banesave të dëmtuara.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 08:30 Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të diskutuar masat emergjente dhe dëmshpërblimet për ata që kanë pësuar dëme.
Në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive të linjës, si dhe të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Kryeministri Rama ka bërë thirrje të veçantë për qytetarët, duke i inkurajuar të komunikojnë me autoritetet në terren dhe të respektojnë udhëzimet e evakuimit, veçanërisht për banorët e Novoselës, që janë nën rrezikun e përmbytjeve nga lumi i Vjosës.









