-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama do të bëj atë që do”, Mediu: Duhet të ndërtojmë presionin maksimal qytetar-opozitë

Kryesoret

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi me demokratët tha se është e nevojshme krijimi i një fronti qytetar-opozitë kundër qeverisë Rama.

Fjala e Mediu

Duhet një grup koordinator për të krijuar një format të veprimit të përbashkët për planin qytetar-opozitar. E dyta, është protesta. Të ngremë veten dhe shoqërinë kundër qeverisë. Por edhe protesta ka nevojë për elementë. Nëse flasim për qeverisje teknike, të përcaktojmë se çfarë kuptojmë ke këtë qeveri dhe kërkojmë të realizojmë duke filluar nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe për t’iu dhënë besimin partive politike, edhe shoqërisë në kontributin që mund të japin, duhet ndërtuar një grup pune ekspertësh sa i përket reformës zgjedhore. Rama do të bëjë atë që do, por ne përballë duhet të ndërtojmë presionin maksimal qytetar-opozitë që të jemi të unifikuar për atë që konceptojmë si reformë për të garantuar zgjedhjet.

Nuk duhet harruar faktori ndërkombëtar. Nuk na ka mbështetur pak, çështja është se nuk e kemi treguar sa duhet. Vëmendja ka qenë e jashtëzakonshme, përmendi zoti Berisha 7 rezoluta. Nuk janë letra po mbështetje. Sidomos raporti i ODIHR për zgjedhjet. Ka nevojë edhe për një element shtesë, një peticion qytetar për situatën në Shqipëri që t’i adresohet që pjesës evropiane të Brukselit, dhe vendeve anëtare të BE, më tepër sesa politike qytetare si thirrje edhe Kongresit të SHBA. Që të mos duket si opozitë që qahet për veten e vet. Ka intelektualë të mençur e të mirë që të përcaktojnë një qëndrim qytetar që i kërkohet Brukselit dhe Uashingtonit se kush duhet të jetë zgjidhja qoftë për qeverisjen teknike apo për probleme të tjera. Radhën tjetër të vijmë se kush duhet të jenë hapat.”, tha Mediu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit