Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përditësim mbi situatën në Korçë, pas motit të keq që ka përfshirë vendin.
Ai theksoi se strukturat shtetërore kanë qenë në terren dhe kanë marrë masa për të siguruar qarkullimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
“Edhe në Korçë, mjetet fadroma dhe punëtorët kanë qenë gjatë gjithë natës në terren dhe kanë vijuar punën që herët në mëngjes, për garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë së banorëve.
Që në orët e para të mëngjesit është bërë pastrimi i oborreve në kopshte dhe shkolla, si dhe heqja e akullit nga ambientet përreth, për të siguruar mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Në qytet dhe në Njësitë Administrative nuk ka problematika.
Ndërkohë, në fshatrat malore fadromat vijojnë punën për pastrimin dhe hapjen e rrugëve.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse.”