-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu: 1300 dëme të regjistruara vetëm në Durrës

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka dhënë një pasqyrë të detajuar mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe angazhimin e Forcave të Armatosura në terren.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave Civile, Vengu njoftoi se masat emergjente për përballimin e pasojave të motit janë në proces.

“Rritja e gatishmërisë ka nisur që më 3 janar, ku kërkuam mobilizimin e prefekturave dhe të bashkive. Forcat e Armatosura u angazhuan që ditën e hënë, kemi pasur angazhimin e 502 forcave. 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në Shkodër, Lezhë, Dlevinë, Vlorë dhe Gjirokastër. Elementi i dytë, mbështetje në infrastrukturën kulluese, elementi i tretë ka të bëjë me rehabilitimin e disa akseve. Forcat xheniere janë të angazhuara, për rehabilitimin e urave dhe aksesh rurale. Akset nacionale janë të kalueshme. Sa i përket elementëve mbështetës për banorët e evakuar, 406 gjenden të akomoduar në struktura shtetërore, pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit, kanë mundësuar dislokimin e pakove ushqimore. Kemi mundësuar transportin e 400 ton koncentrat për bagëtitë. Parashikimet për orët në vijim, duhet të kemi anfazhim logjistik masiv, qoftë nga bashkitë, për evakuimin e dherave dhe inerteve, përpara se të ngurtësohen. Parashikimet ligjore për kompensimet janë në vazhdim e sipër. 1300 konstatime ka pasur vetëm në Durrës.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit