-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në ‘5 Maj’, Blushi: Vonim në operacion, masakra urbane nga Bashkia e Tiranës

Kryesoret

Një reagim i ashpër ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, lidhur me ngjarjen e zjarrit që shkrumboi dyqanet në tregun e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Ai ka kritikuar institucionet shtetërore për vonesat në ndërhyrjen e zjarrit dhe ka ngritur dyshime mbi mundësinë e një zjarrvënieje të qëllimshme.

“Operacioni për shuarjen e zjarrit ishte i vonuar dhe kjo ngjarje mund dhe duhej të ishte parandaluar. Infrastruktura e zonës dhe kaosi urban janë pasojë e një ‘masakre urbane’ të kryer nga Bashkia e Tiranës, dhe për pasojë, sipërmarrësit e vegjël janë ata që po e vuajnë këtë katastrofë. Show propagandistik nga ana e Ministres së Brendshme dhe mungesa e shpjegimeve nga Bashkia e Tiranës për mosfunksionimin e infrastrukturës, si furnizimi me ujë për zjarrfikësit, janë të papranueshme,” ka theksuar Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit