-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Dy faktorët që kërcënojnë stabilitetin financiar

Kryesoret

Na duhet disiplinë fiskale sot, sot – jo nesër, jo pas krizës – nëse duam të kemi më pak rrezik për paqëndrueshmërinë financiare të vendit nesër. Ky nuk është debat ideologjik, por çështje mbijetese ekonomike. Problemi është se ky alarm po njorohet me vetëdije, sikur rreziqet e reja të mos ekzistonin.

“Suficitet e krijuara nga mosrealizimi i shpenzimeve dhe investimeve dëmtojnë ekonominë. Nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm të financave publike pa një rritje më të lartë dhe më produktive të ekonomisë sonë.”

Sot, stabiliteti financiar nuk rrezikohet më vetëm nga keqmenaxhimi klasik i buxhetit apo nga ciklet elektorale. Ai kërcënohet nga dy faktorë të rinj, të kushtueshem  dhe të pashmangshëm.

I pari është kostoja në rritje e fatkeqësive natyrore. Ndryshimet klimatike nuk janë më një çështje e së ardhmes, por një faturë e tanishme që po troket çdo vit në derën e buxheteve publike.

Për një vend me kapacitete fiskale të kufizuara, çdo përmbytje apo rrëshqitje toke nuk është thjesht dramë njerëzore – është goditje direkte ndaj financave publike, rritje deficiti dhe borxhi, dhe shkurtim te fondeve nga arsimi, shëndetësia dhe investimet produktive.

Në Ballkanin Perëndimor, situata është akoma më e rëndë. Hendeku i sigurimit këtu arrin në rreth 91%, që do të thotë se pas një fatkeqësie, pothuajse e gjithë kostoja e rindërtimit bie mbi buxhetin e shtetit dhe qytetarët

I dyti është rritja e ndjeshme  e buxhetit  të mbrojtjes Bota ka hyrë në një fazë pasigurie gjeopolitike që nuk lejon luksin e iluzioneve.

Angazhimet ndaj NATO-s dhe nevoja për siguri kombëtare nuk janë më zgjedhje politike për t’u shtyrë, por detyrime që duhet financuar. . Çdo rritje e shpenzimeve të mbrojtjes do të thotë, në mënyrë të pashmangshme, më pak hapësirë për politika sociale, nëse nuk ka disiplinë të fortë fiskale.

Të dy këta faktorë së bashku po krijojnë një presion të ri, të dyfishtë dhe të rrezikshëm: rritje taksash nga njëra anë dhe shkurtime shpenzimesh sociale nga ana tjetër. Kush e mohon këtë, ose nuk e kupton ekonominë publike, ose po zgjedh ta fshehë të vërtetën.

Prandaj, disiplina fiskale nuk është më zgjedhje teknike, por detyrim moral dhe politik. Ose veprojmë sot me përgjegjësi, ose nesër do të detyrohemi të shtrëngojmë rripin në mënyrë të dhimbshme.

Hendeku i sigurimit: Ekziston një diferencë e madhe mes dëmit total dhe pjesës së siguruar.

Globalisht, rreth 70% e humbjeve nuk janë të siguruara.

Në Ballkanin Perëndimor: Situata është akoma më e rëndë. Hendeku i sigurimit këtu arrin në rreth 91%, që do të thotë se pas një fatkeqësie, pothuajse e gjithë kostoja e rindërtimit bie mbi buxhetin e shtetit dhe qytetarët

  1. Pasojat dhe Kostot Kryesore Pasojat ndahen në dy kategori:

(i) . Direkte: Shkatërrimi i shtëpive, infrastrukturës (rrugë, ura), dhe humbjet në bujqësi.

Indirekte: – Rritja e borxhit publik për rindërtim, humbja e vendeve të punës, ndërprerja e zinxhirit furnizues dhe migrimi i popullsisë.

  1. Sa kushtojnë në % të GDP-së? Kostoja e fatkeqësive natyrore është një peshë e rëndë për ekonomitë e vogla si Shqipëria.

Rajoni/ShtetiKostoja mesatare/maksimale në % të  GDP-se Globalisht~0.3% – 0.5% mesatare vjetore.

Ndryshon shumë sipas vitit dhe rajonit.

Ballkani Perëndimor deri në 15% (në raste ekstreme)

Përmbytjet e 2014-ës kushtuan sa 15% e GDP në Bosnjë.

Shqipëria~6.4% – 7.5%.

Vetëm tërmeti i 2019-ës kushtoi sa rreth 7.5% e GDP-së së vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit