-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Përmbytjet nuk janë pasojë e shiut, por e korrupsionit dhe ndërtimeve pa kriter

Kryesoret

Në një reagim të fortë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, deputeti Klevis Balliu ka kritikuar ashpër qeverisjen për menaxhimin e dobët të infrastrukturës dhe përmbytjet e fundit që goditën Shqipërinë.

Ai ka akuzuar qeverinë se përmbytjet që kanë shkaktuar dëme të mëdha në shumë qytete dhe fshatra nuk janë rezultat i reshjeve të shiut, por i korrupsionit dhe ndërtimeve pa kriter që kanë bllokuar rrugët dhe kanalet kulluese.

Sipas tij, kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit dhe pastrimit të parave, si dhe i abuzimeve me fondet publike për projektet e infrastrukturës.

Postimi i plotë

Përgjigje për hajdutin e Kristaqit:

Së pari, mos u merr me mua, por merru me shqiptarët që sot janë përmbytur.

Shtëpitë e tyre janë nën ujë, bizneset e tyre janë shkatërruar jo nga shiu, por nga vjedhjet dhe korrupsioni yt, si edhe nga pastrimi i parave të drogës, që kanë mbushur qytetet me pallate pa kriter dhe kanë bllokuar çdo kanal kullues.

Së dyti, u ke borxh shpjegim qytetarëve shqiptarë:

pse rrugët e tua, me kilometrin më të shtrenjtë në botë, shkatërrohen me dy pika shi, si në rastin e rrugëve Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Ersekë, Unaza e Burrelit dhe rruga e Tunelit të Llogarasë.

Dhe së fundi, mos u merr me familjen time.

Në fund të ditës, unë jam djali i një gazetari dhe i një shkrimtari,

ndërsa ti je djali i një vrasësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit