-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E diela me stuhi dhe dëborë, vërshojnë lumenjtë në të gjithë vendin

Kryesoret

Instituti i Gjeoshkencave njofton se sot pasdite dhe nesër në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjiitë lumenjtë.

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së sotme dhe nesër, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

DËBORA DHE NGRICA

Sot (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat në Veri, Lindje dhe Jug Lindje në territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugore.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 10 °C

në vendet e ulëta: 8 / 9 °C

në vendet malore:  -2 / 0 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit