Nga Gjermania është ekstraduar drejt Shqipërisë shqiptarin Sokol Ndreka, 51 vjeç, i dënuar me 6 vite burgim.
Ekstradimi u bë i mundur falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden.
Ndreka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Ai dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndërsa më 31 tetor 2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, u kapën 15 persona të huaj në një automjet.
Arrestimi i tij u krye në Gjermani, duke çuar më pas në ekstradimin drejt vendit tonë.









