-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Rama jep dorëheqjen! Ju përmbyti, gjuajeni me domate dhe vezë

Kryesoret

“Kur t’i shihni gjuajini me domate dhe vezë. Ju përmbyti qeveria. Edi Rama në vend që të jepte dorëheqjen, ky u dërgon Lubinë për t’ju thënë se u kemi vjedhur dhe do u vjedhim”.

 

Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë ku akuzoi kryeministrin Edi Rama për kapjen totale të pushtetit dhe ndërhyrje antikushtetuese në sistemin e drejtësisë. Sipas Berishës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut është imponuar nga Rama, duke bllokuar funksionimin e parlamentit dhe duke penguar zbatimin e drejtësisë në Shqipëri, ndërkohë që ai e cilësoi situatën si një emergjencë politike dhe natyrore.

“Edi Rama ka dëshmuar tashmë para të gjithë shqiptarëve se Belinda Balluku është ai, dhe se Belinda apo Lubia është thjesht një shërbëtore e verbër e tij.

Shqiptarët tashmë e kanë shumë të qartë nga dokumente të pakundërshtueshme që ai përpiqet t’i injorojë se autori i vërtetë i tunelit të Llogarasë, me një kosto de facto 93 milionë euro se sa ç’ishte ofruar, apo me dokumente 50 milionë euro më të madhe se sa ishte oferta e dytë e kompanisë që ndërtoi tunelin.

Shqiptarët e mësuan dhe e morën vesh se ndarja e 13 kilometrave në 14 lote të Unazës së Madhe të Tiranës, në të cilën ka lot në rikonstruktim që ka shkuar deri në 32 milionë euro, është totalisht urdhër dhe diktim i Edi Ramës.

U duk që në fillim, nuk kishte më asnjë diskutim, se Rama do përdorte në mënyrë antikushtetuese të gjitha mjetet për të mbrojtur veten e tij.

Por, siç i thonë asaj fjale që jo çdo e keqe vjen vetëm për të keqe, ky rast shërbeu për të marrë fajësinë publikisht ai me vendimet e tij para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit