Situata e motit të keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problmetike të shumta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht vijon problematike me përmbytjen e aksit nacional Pogradec-Qafë Thanë.
Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë.
Si pasojë e reshjeve të dendura, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, i cili aktualisht kryhet vetëm në një korsi.









