Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që më 24 janar të zhvillojë një protestë kombëtare.
Lajmi u konfirmua nga gazetarët dhe përputhet me deklaratat e mëparshme të liderit demokrat, Sali Berisha, i cili kishte bërë të ditur se protesta do të mbahej para datës 20 shkurt.
Vendimi u mor pas diskutimeve brenda Kryesisë dhe detaje të mëtejshme mbi organizimin pritet të bëhen publike në ditët në vijim.









